“Shpërthen” Adelina (Video)

Adelina Ismaili ka reaguar me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, ku i ka quajtur personat që punojnë në RTK "non grata" dhe "lavire të vërteta të SHIK-ut".

ShowBiz

16/09/2014 00:47

Ismaili shpjegon se si në RTK nuk ka dhënë intervistë tash e 7 vite si dhe fton fansat e saj që të shikojnë vetëm intervistën në RTV 21.

Më poshtë keni reagimin e plotë, të pandryshuar të Adelinës:

“Të nderuar miq. Shumica nga ju keni lexuar në media të caktuara, të shkruara, qe Adelina paska thënë “Do të prodhojmë lavire dhe kriminelë”… NE JU FTOJMË TË DËGJONI INTERVISTËN E PLOTË DHËNË PËR RTV21 (DHE JO RTK, NË ASNJË MËNYRË), INTERVISTË E CILA NXEHU SHUMË GJAKRA TË ATYRE GJARPËRINJVE QË PO E NDRROJNË LËKURËN E FUNDIT NË KOSOVË, SE ÇFARË U PËRGJIGJ ADELINA NË TË VËRTETË. JU VLERËSONI. Good bye SHIK.

Ka ardhur koha të mos na vrisni më. Të mos na gënjeni,të mos na shaktërroni, të mos na manipuloni, të mos na cenzuroni, të mos na bëni lavazh truri, të mos shkatërroni të mirat e fundit që i ka ky vend. 

P.S: Adelina Ismaili ka mbi 7 vite që nuk ka dhënë intervistë në RTK. Adelina Ismaili mbetet persona non grata në RTK, aty ku laviret e vërteta të Shik-ut kanë gjetur strehimin kohë të gjatë.

Dhe jo më.

DËGJIM DHE SHIKIM TË KËNDSHËM”