Shpërndahet një deklaratë e rreme për Hykmete Bajramin, vjen reagimi nga ajo: Stop propagandës së VV-së, jeni të mjerë
Një deklaratë e rreme kinse është thënë nga anëtarja e kryesisë së LDK-së, Hykmete Bajrami, është duke qarkulluar në rrjete sociale. Sipas kësaj deklarate të rreme, pretendohet se Bajrami ka thënë se fëmijët nuk kanë nevojë për shtesa dhe se LDK do t’i ndal ato, transmeton lajmi.net. Bajrami ka dal me një reagim duke akuzuar…
Lajme
Një deklaratë e rreme kinse është thënë nga anëtarja e kryesisë së LDK-së, Hykmete Bajrami, është duke qarkulluar në rrjete sociale.
Sipas kësaj deklarate të rreme, pretendohet se Bajrami ka thënë se fëmijët nuk kanë nevojë për shtesa dhe se LDK do t’i ndal ato, transmeton lajmi.net.
Bajrami ka dal me një reagim duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për këtë propagandë dhe deklaratë të fabrikuar.
Postimi i plotë:
Stop propagandës së Lëvizjes Vetëvendosje.
Kjo deklaratë është e rreme dhe e fabrikuar. Asnjëherë nuk kam thënë se shtesat për fëmijë duhet të ndalen.
Me LDK-në në qeverisje, mbështetja për familjet dhe fëmijët nuk do të përdorën si kërcnim gjatë fushatave zgjedhore. Shtesat do të rregullohen me ligj, do të jenë të garantuara dhe të qëndrueshme.
Me vjen keq që 6 vjet s’keni asnjë rezultat, po mundoheni me demtu oponentët politikë me shpifje.
Jeni të mjerë./lajmi.net/