Osmani dhe Abdixhiku e vjedhin idenë për poster nga Barack dhe Michelle Obama

Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka publikuar një post, ku në qendër janë vendosur kandidatja për Presidente, Vjosa Osmani dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku. “VOTO LDK 113 – VJOSA & LUMIR – VOTO 1, VOTO 2”, kështu shkruhet brenda në posterin e publikuar, transmeton lajmi.net. Por, ideja e këtij posteri është e vjedhur. LDK…

Lajme

21/05/2026 23:26

Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka publikuar një post, ku në qendër janë vendosur kandidatja për Presidente, Vjosa Osmani dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku.

“VOTO LDK 113 – VJOSA & LUMIR – VOTO 1, VOTO 2”, kështu shkruhet brenda në posterin e publikuar, transmeton lajmi.net.

Por, ideja e këtij posteri është e vjedhur. LDK këtë ide duket se e ka vjedhur nga posteri i vitit 2012, i ish-presidentit amerikan, Barack Obama dhe gruaja e tij, Michelle Obama.

Këtë poster ish-presidenti Obama e kishte publikuar në ditën e fundit të kampanjës zgjedhore atë kohë./lajmi.net/