Shpejtim Bulliqi sërish kandidat i VV-së për kryetar të Podujevës
Shpejtim Bulliqi i Vetëvendosjes do të kandidojë edhe për një mandat tjetër në krye të Podujevës. Kjo është bërë me dije nga kryetari i kësaj partie, Albin Kurti. “Kryetari Shpejtim Bulliqi e ka besimin e qytetarëve të Podujevës dhe të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Me këtë mbështetje të merituar, kryetari Bulliqi do ta drejtojë komunën edhe për…

Lajme
Shpejtim Bulliqi i Vetëvendosjes do të kandidojë edhe për një mandat tjetër në krye të Podujevës.
Kjo është bërë me dije nga kryetari i kësaj partie, Albin Kurti.
“Kryetari Shpejtim Bulliqi e ka besimin e qytetarëve të Podujevës dhe të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Me këtë mbështetje të merituar, kryetari Bulliqi do ta drejtojë komunën edhe për një mandat tjetër për ta vazhduar rrugën e mirëqeverisjes, zhvillimit dhe shërbimit të drejtë ndaj qytetarëve.
Urime profesor Bulliqi për nominimin!” – ka shkruar ai.