Shpejtim Bulliqi dhe Adem Salihaj përfundimisht jashtë listës së LDK-së

Shpejtim Bulliqi, deputeti më i zhurmshëm rreth çështjes së demarkacionit nga LDK, nuk do të jetë në listën e emrave të kandidatëve për deputetë.

Lajme

18/05/2017 21:36

Bulliqin fillimisht nuk e propozoi dega e LDK-së në Podujevë për deputet, ndërsa Këshilli i LDK-së sot nuk e kanë futur as në listë përfundimtare të emrave të përzgjedhur për deputetë.

Të njëjtin fat, si të Bulliqit, e ka edhe kolegu i tij Adem Salihaj, i cili nuk do të jetë i përfshirë në listën e LDK. Mirëpo, për Vjosa Osmanin, LDK ende nuk ka marr vendim nëse do jetë në listë.

Burimet e lajmi.net thonë se ka pasur pakënaqësi brenda Këshillit të Përgjithshëm për përbërjen e listës për shkak të filtrimit të madh që i është bërë.

Afati i fundit për dorëzimin e listave me emrave për kandidat për deputetë, në KQZ, është nesër. /Lajmi.net/

Lexo edhe:

Ky është vendimi i LDK-së për Vjosa Osmanin