Ledjona zbulon së Luizi i ka bërë bllok: Thotë se nuk e di se çfarë ka e se ku i ka ngelur hatri

Ish banorja e Big Brother VIP Albania dhe gazetarja e njohur Ledjona Xheladinaj ka folur për Luiz Ejllin dhe Kiara Titon. Teksa ishte duke uruar Kiarën për lindjen e vajzës, ajo ka thënë që Luizi i ka bërë bllok në Instagram, shkruan lajmi.net. “Kiarën e kam shumë xhan, tani që është bërë dhe mami i…

ShowBiz

02/05/2024 13:17

Ish banorja e Big Brother VIP Albania dhe gazetarja e njohur Ledjona Xheladinaj ka folur për Luiz Ejllin dhe Kiara Titon.

Teksa ishte duke uruar Kiarën për lindjen e vajzës, ajo ka thënë që Luizi i ka bërë bllok në Instagram, shkruan lajmi.net.

“Kiarën e kam shumë xhan, tani që është bërë dhe mami i urojmë jetë të gjatë vajzës. Ka qenë një pyetësor në Instagram-in tim dhe jam pyetur për Luizin dhe faktikisht nuk më dilte që ti bëja tag dhe thash më ka bërë bllok. Nuk e di pse Luizi sepse unë e kam vlerësuar. Se di çfarë ka e se ku i ka ngelur hatri…”, ka thënë Ledjona.

Siç duket ish banorja është mbetur e befasuar nga veprimi i Luizit. /Lajmi.net/