“Shpejt çuna”, pamje nga arrestimi i Flodian Plakut – dyshohet për vrasjen e ish-policit Gentian Bejtja
Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e arrestimit të Flodian Plakut. Ai dyshohet për vrasjen e ish-policit Gentian Bejtja. Në pamjet e publikuara nga operacioni i koduar “Eterna”, u arrestuan edhe katër persona të tjerë që ndihmuan në strehimin e tij. “Gjatë operacionit u kap shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim…

Lajme
Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e arrestimit të Flodian Plakut.
Ai dyshohet për vrasjen e ish-policit Gentian Bejtja.
Në pamjet e publikuara nga operacioni i koduar “Eterna”, u arrestuan edhe katër persona të tjerë që ndihmuan në strehimin e tij.
“Gjatë operacionit u kap shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim për vrasje me paramendim, Flodian Plaku, i cili në momentin e ndalimit ishte i armatosur me armë zjarri, me fishek në fole, gati për qitje”, thuhet në njoftim.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
– dy armë zjarri pistoletë,
– municion luftarak,
– 25 000 euro cash,
– 7 celularë.