Shpat Kasapi rrëfehet për herë të parë pas rastit të shumëpërfolur në dasmë: Ka pasur vetëm debat, jo dhunë
Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka reaguar pas raportimeve se ai ishte përfshirë në një përleshje gjatë një dasme. Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Weekend” në Klan Kosova, Kasapi mohoi kategorikisht lajmet për rrahje, duke theksuar se bëhej fjalë vetëm për një debat të vogël. “U bë bujë e madhe, u rrah Shpati, u…

ShowBiz
Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka reaguar pas raportimeve se ai ishte përfshirë në një përleshje gjatë një dasme.
Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Weekend” në Klan Kosova, Kasapi mohoi kategorikisht lajmet për rrahje, duke theksuar se bëhej fjalë vetëm për një debat të vogël.
“U bë bujë e madhe, u rrah Shpati, u rrahën dasmorët…por në të vërtetë nuk ka pasur asnjë rrahje. Unë jam nisur pak me vonesë sepse ka pasur kolonë. Dasmori më tha ‘Shpat, je vonuar, por këndo’, dhe unë iu përgjigja se do të këndoj më shumë për ta kompensuar vonesën”, tha ai.
Kasapi sqaroi se situata u tensionua vetëm në fund të dasmës, gjatë momentit të pagesës. “Në fund thanë ‘ti s’ke kënduar, nuk do ta marrësh pagesën’. Unë pak u agravova, ata gjithashtu, dhe u bë një debat i vogël. Por asnjë nuk më ka prekur dhe askush nuk më ka ngacmuar,” theksoi këngëtari.