Shpallen rezultatet përfundimtare, ky është rezultati i partive
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 28 dhjetor. Sipas rezultateve zyrtare të publikuara nga KQZ, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë forcë e parë politike, duke siguruar mbi gjysmën e votave të qytetarëve, raporton lajmi.net Rezultatet për subjektet kryesore politike janë si në vijim: Lëvizja…
Lajme
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 28 dhjetor.
Sipas rezultateve zyrtare të publikuara nga KQZ, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë forcë e parë politike, duke siguruar mbi gjysmën e votave të qytetarëve, raporton lajmi.net
Rezultatet për subjektet kryesore politike janë si në vijim:
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) – 51.10%
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 20.19%
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 13.24%
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – 5.50%
Lista Srpska – 4.49%
Me këto rezultate, procesi zgjedhor konsiderohet i përmbyllur zyrtarisht, ndërsa pritet ndarja e mandateve dhe hapat e mëtejmë drejt formimit të institucioneve të reja./Lajmi.net/