Shoqërohen në Polici dy persona që po qëndronin para Gjykatës në Ferizaj

Dy persona që po qëndronin para Gjykatës në Ferizaj janë shoqëruar sot në stacion policor. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli. Veseli ka thënë se dy personat janë shoqëruar në stacionin policor pasi nuk kanë pasur dokumente me vete. “Dy persona i kanë shoqëruar…

Lajme

22/04/2025 15:34

Dy persona që po qëndronin para Gjykatës në Ferizaj janë shoqëruar sot në stacion policor.

Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli.

Veseli ka thënë se dy personat janë shoqëruar në stacionin policor pasi nuk kanë pasur dokumente me vete.

“Dy persona i kanë shoqëruar për verifikim se s’kanë pasë dokumente me vete”, ka thënë Veseli.

Ndërkaq në ora 14:00 ka nisur seanca për gjashtë të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika. /Lajmi.net/