Shokon Guardiola: Mund ta humbas punën time

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka shokuar me deklaratën e tij, duke thënë se mund ta humbas punën nëse nuk arrin ta eliminojë Shakhtarin nga Liga e Kampionëve.

Sport

10/03/2015 18:06

Guardiola ka pranuar se do të ishte në një rrezik të madh nëse skuadra e tij nuk do të arrinte të kualifikohej për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve në këtë sezon.

“Unë jam ende i ri, por e di shumë mirë se çfarë do të ndodh nëse ne nuk kualifikohemi për në raundin tjetër”, tha Guardiola në konferencë për shtyp.

“Jam trajner i një skuadre të madhe, dhe do të ishte një problem shumë i madh nëse nuk do të arrijë të kualifikohemi në çerekfinale, gjysmëfinale ose në finale. Sidoqoftë, unë jam i përgatitur për këtë”, përfundoi Guardiola.