‘Shokon’ Celine Dion, kjo është shifra e këpucëve që posedon

Celine Dion ka habitur të gjithë kur tregoi shifrën e këpucëve që posedon.

ShowBiz

22/05/2019 14:16

Celine Dion është një nga emrat më të njohur të industrisë së muzikës dhe njëherësh ndër më të suksesshmit, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ishte e ftuar së fundi në “The late late show with James Corden”, ku ka folur shumëçka rreth saj.

E pyetur se sa palë këpucë ka, ajo tha “3 mijë deri në 5 mijë”, ndërsa kur Corden i tha se ka dëgjuar që ka rreth 10 mijë të tilla, ajo nuk e përjashtoi mundësinë.

Celine tha se të gjitha ato këpucë i mban në Las Vegas, ndërsa për t’i kërkuar e ka një kopjuter, përmes së cilit i kërkon të klasifikuara në bazë të ngjyrës.

Krejt në fund të kësaj interviste, këngëtarja këndoi hitin “My heart will go on”, në mënyrën më të veçantë, duke imituar aktorët e “Titanic”. /Lajmi.net/

YouTube player