Shokohet Guardiola, ja sa do të mungojë Mendy

Mbrojtësi i majtë i Manchester City, Benjamin Mendy do të jetë jashtë fushave rreth tre muaj.

Sport

23/11/2018 16:18

Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri Pep Guardiola, i cili ka treguar se lojtari do t’i nënshtrohet një operacioni në gju, shkruan “Goal”, transmeton lajmi.net.

Mendy operacionin “ia ka besuar” doktorit Ramon Cugats, në Barcelonë. Këtë ndërhyrje ai e bëri gjatë pauzës së kombëtareve për tu kthyer në Manchester ditën e enjte.

Francezi fillimisht ka ndjerë dhembje gjatë fitores 3:1 në derbin lokal kundër Manchester United.

Tjetër mungesë për Guardiolan gjatë sfidës ndaj Swansea do të jetë Bernardo Silva. /Lajmi.net/