Shokohen lojtarët në ndeshjen PSG – Bayern Munich, Musiala pëson lëndim të rëndë
Në kuadër të çerekfinaleve të Kupës së Botës për Klube, Bayern Munich po përballet me Paris Saint-Germain. Në fund të pjesës së parë, ylli i Bayern Munich, Jamal Musiala, pësoi një lëndim të rëndë pas një kontakti me portierin e PSG-së, Gianluigi Donnarumma, transmeton lajmi.net Musiala mbeti i shtrirë në fushë pas lëndimit në këmbë,…

Sport
Në kuadër të çerekfinaleve të Kupës së Botës për Klube, Bayern Munich po përballet me Paris Saint-Germain.
Në fund të pjesës së parë, ylli i Bayern Munich, Jamal Musiala, pësoi një lëndim të rëndë pas një kontakti me portierin e PSG-së, Gianluigi Donnarumma, transmeton lajmi.net
Musiala mbeti i shtrirë në fushë pas lëndimit në këmbë, duke shkaktuar shqetësim të menjëhershëm te lojtarët dhe tifozët.
Ai u transportua jashtë fushës me ndihmën e stafit mjekësor. Në fillim të pjesës së dytë, ai u zëvendësua nga Serge Gnabry.
Aktualisht, rezultati i ndeshjes është 0:0. Nuk ka ende informacion të saktë mbi natyrën e lëndimit të Musiala-s, por pamjet nga ndeshja sugjerojnë se mund të jetë një dëmtim i rëndë, që mund ta lëjnë jashtë fushave për një kohë të gjatë./lajmi.net/