Shoferi i Përparim Ramës dëmton veturën zyrtare derisa godet një motoçikletë e fotoreporterit i referohet si “kriminel e majmun”

Një incident u raportua të ketë ndodhur sot te Komuna e Prishtinës, ku kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina është sulmuar me shishe të çelçit. Siç dihet deri me tani Kupina është sulmuar nga asamblisti i LDK-së, Sami Salihu, ndërkaq arsyeja e këtij incidenti ende nuk dihet. E një rast tjetër jashtë, Kuvendit…

Lajme

24/09/2025 14:50

Një incident u raportua të ketë ndodhur sot te Komuna e Prishtinës, ku kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina është sulmuar me shishe të çelçit.

Siç dihet deri me tani Kupina është sulmuar nga asamblisti i LDK-së, Sami Salihu, ndërkaq arsyeja e këtij incidenti ende nuk dihet.

E një rast tjetër jashtë, Kuvendit Komunal ndodhi teksa shoferi i Përparim Ramës, nga “nervoza”, goditi një motoçikletë, e po ashtu  i pengoi raportimi i një fotoreporteri, derisa e quajti “kriminelë e majmunë”. /Lajmi.net/