Shmanget mall nga detyrimet doganore në vlerë prej rreth 5 mijë euro – Iniciohet procedurë mbi kundërvajtje ndaj importuesit
Me datë 27.08.2025, në Zyrën e Brendshme Doganore në Vërmicë, është paraqitur për zhdoganim një dërgesë që përmbante tekstil, me vlerë të përgjithshme prej 22,740.00 euro. Dogana e Kosovës ka njoftuar se pas selektimit dhe kontrollit të detajuar, zyrtarët doganorë kanë konstatuar deklarim të pasaktë të sasisë së mallit në një nga emërtimet e paraqitura,…

Lajme
Me datë 27.08.2025, në Zyrën e Brendshme Doganore në Vërmicë, është paraqitur për zhdoganim një dërgesë që përmbante tekstil, me vlerë të përgjithshme prej 22,740.00 euro.
Dogana e Kosovës ka njoftuar se pas selektimit dhe kontrollit të detajuar, zyrtarët doganorë kanë konstatuar deklarim të pasaktë të sasisë së mallit në një nga emërtimet e paraqitura, ku është zbuluar një sasi prej 102,300 copë të padeklaruara, me vlerë doganore prej 16,386.50 euro.
Sipas Doganës, është konstatuar shmangie nga detyrimet doganore në vlerë prej 4,883.17 euro.
“Duke u bazuar në dispozitat e nenit 244 të KDAK, Dogana ka iniciuar procedurë mbi kundërvajtje ndaj importuesit, për shkak të deklarimit të pasaktë të sasisë, peshës dhe paketimit të mallit. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në forcimin e kontrollit dhe zbatimin e ligjit, me qëllim parandalimin e çdo tentative për shmangie të detyrimeve doganore”, thuhet në njoftimin e Doganës. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: