Shkyçje emergjente e transformatorit në Prizren, qytetarët paralajmërohen për ndërprerje të energjisë

KOSTT ka njoftuar qytetarët që furnizohen nga transformatori energjetik TR3 në Nënstacionin Prizren 1 për një shkyçje emergjente, e cila është e nevojshme për të kryer punimet dhe eliminuar problemet e paraqitura në transformatorin e fuqisë T3 (110 kV/10 kV). Gjatë kryerjes së punimeve, të cilat pritet të zgjasin rreth 4 orë, një pjesë e…

Lajme

23/12/2025 13:17

KOSTT ka njoftuar qytetarët që furnizohen nga transformatori energjetik TR3 në Nënstacionin Prizren 1 për një shkyçje emergjente, e cila është e nevojshme për të kryer punimet dhe eliminuar problemet e paraqitura në transformatorin e fuqisë T3 (110 kV/10 kV).

Gjatë kryerjes së punimeve, të cilat pritet të zgjasin rreth 4 orë, një pjesë e qytetarëve dhe institucioneve që furnizohen nga NS Prizren 1 do të mbeten pa energji elektrike, me një reduktim të parashikuar rreth 30 MW.

KOSTT kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe falënderon për durimin gjatë kryerjes së punimeve, duke theksuar se ndërhyrja është e domosdoshme për sigurimin e furnizimit të vazhdueshëm dhe stabil të energjisë elektrike.