Shkurte Gashi pritet në takim nga kryetari i Obiliqit, vëllai i saj Xhafer Gashi: Krenare me ty vëllai im

Këngëtarja e njohur shqiptare Shkurte Gashi ka pasur një takim sot me Kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, i cili është vëllai i saj. Ky takim u zhvillua në zyrën e kryetarit, dhe ka tërhequr vëmendjen për shkak të lidhjes familjare dhe ndryshimet që janë bërë në Obiliq. Xhafer Gashi, i cili është në…

ShowBiz

13/09/2024 14:52

Këngëtarja e njohur shqiptare Shkurte Gashi ka pasur një takim sot me Kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, i cili është vëllai i saj.

Ky takim u zhvillua në zyrën e kryetarit, dhe ka tërhequr vëmendjen për shkak të lidhjes familjare dhe ndryshimet që janë bërë në Obiliq.

Xhafer Gashi, i cili është në detyrë si Kryetar i Obiliqit prej vitit 2013 dhe është rizgjedhur për tri mandate radhazi, ka mbajtur një rol të rëndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës dhe zhvillimin e komunitetit të tij.

Për këtë ai mori lëvdata të shumta nga motra e tij Shkurte Gashi.

Gashi përmes një postimi në “Instastory”, ka lavdëruar kryetarin e komunës së Obiliqit duke thënë se ka mbetur e fasionuar me ndryshimet në qytet.

“Ishte kënaqësi e veçantë të vizitoja kryetarin e Komunës së Obiliqit! Krenare me ty vëllai im! Isha e fascinuar me ndryshimet e qytetit të Obiliqit! Respekt”, ka shkruar Gashi. /Lajmi.net/