Shukri Buja zyrtarizohet si kandidat i PDK-së për Lipjan: Unë nuk premtoj gjithçka, por atë që premtoj, e mbaj dhe e realizoj

Shukri Buja sot në një takim me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi ka zyrtarizuar kandidaturën për kryetar të Lipjanit në zgjedhjet lokale Buja me anë të një postimi tha se kandidatura e tij është përgjigje e nevojës për ndryshim dhe për një qeverisje më të afërt, shkruan lajmi.net “Unë nuk premtoj gjithçka, por atë që…

Lajme

01/07/2025 18:57

Shukri Buja sot në një takim me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi ka zyrtarizuar kandidaturën për kryetar të Lipjanit në zgjedhjet lokale

Buja me anë të një postimi tha se kandidatura e tij është përgjigje e nevojës për ndryshim dhe për një qeverisje më të afërt, shkruan lajmi.net

“Unë nuk premtoj gjithçka, por atë që premtoj, e mbaj dhe e realizoj”, tha Buja ndër të tjera në postimin e tij.

Shukri Buja në të kaluarën e kishte udhëhequr për dy mandate qytetin e Lipjanit, duke realizuar projekte madhore në këtë komunë.

Postimi i plotë:

Sot, në një takim me Kryetarin e PDK-së, z. Memli Krasniqi, u zyrtarizova si kandidat për kryetar të Komunës së Lipjanit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për besimin dhe përkrahjen nga Kryetari z. Memli Krasniqi, strukturat e Degës së PDK-së në Lipjan, antarësia e PDK-së, si dhe nga të gjithë qytetarët që më kanë dhënë motivin dhe kurajën për të marrë këtë përgjegjësi.
Kandidatura ime është përgjigje e nevojës për ndryshim, për një qeverisje më të afërt me qytetarin, më të ndershme dhe më efikase.
Lipjani ka nevojë për punë të vërtetë, projekte madhore dhe një lidership që nuk fshihet pas fjalëve.
Unë nuk premtoj gjithçka, por atë që premtoj, e mbaj dhe e realizoj.
Koha për të vepruar është tani!
Ftoj secilin prej jush të jetë pjesë e këtij ndryshimi.