Shkup: Policia provon të ndalë përplasjen ndërmjet protestuesve (Video)

Mijëra qytetarë të organizuar nga shoqatat civile por edhe LSDM-ja janë mbledhur sot në protestë në Shkup kundër Gjykatës Kushtetuese, e cila nesër pritet të marrë vendim lidhur me faljen ose jo të mashtruesve zgjedhorë.

Lajme

15/03/2016 20:20

Protestuesit janë ndaluar nga kordoni policor, dhe nuk janë lejuar që ti afrohen godinës së Gjykatës Kushtetuese.

Ata kërkojnë që të lirohet rruga dhe t’u mundësohet atyre që të protestojnë sipas paralajmërimeve për të cilat edhe forcat policore kanë qenë të informuara.

Ndërkohë, më herët gjatë ditës së sotme, përpara Gjykatës Kushtetuese nisën të grumbullohen kontra-protestues, të organizuar nga VMRO-DPMNE-ja në pushtet e Nikolla Gruevskit, që kanë për qëllim pushtimin e hapësirës rreth Gjykatës.

Ata kanë vendosur tenda dhe kanë sjellë karrige të shumta plastike, ndërsa në vend kanë dalë edhe njësite të policisë, të pajisura mes tjerash me topa uji.

YouTube player