Shkrimtarët e Lipjanit mblidhen së bashku në prag të “Ditës së Çlirimit”

Shkrimtarët e Lipjanit mblidhen së bashku në prag të “Ditës së Çlirimit” Shkrimtarët e Lipjanit janë mbledhur në një orë letrare, të organizuar nga Komuna e Lipjanit. Dhjetëra shkrimtarë mbajtën orën letrare në Bibliotekën e Qytetit, në nder të “Ditës së Çlirimit të Lipjanit”. Në këtë orë letrare, shkrimtarët prezantuan poezitë e tyre. Përveç poezive,…

Lajme

09/06/2025 13:46

Shkrimtarët e Lipjanit mblidhen së bashku në prag të “Ditës së Çlirimit” Shkrimtarët e Lipjanit janë mbledhur në një orë letrare, të organizuar nga Komuna e Lipjanit.

Dhjetëra shkrimtarë mbajtën orën letrare në Bibliotekën e Qytetit, në nder të “Ditës së Çlirimit të Lipjanit”.

Në këtë orë letrare, shkrimtarët prezantuan poezitë e tyre. Përveç poezive, u promovua edhe libri i ri “Leksiokon i letrarëve të trevës së Lipjanit”, me autor Abdullah Troshupa e redaktor Shqipërim Qeriqi.

Po ashtu, u promovuan edhe poetët e rinj të qytetit.