Shkon në 50 numri i viktimave nga shpërthimi në Bejrut
Është dyfishuar bilanci i viktimave nga shpërthimi i sotëm në Bejrut.

Bota
Para disa minutash, CNN raportoi se numri i viktimave ka shkuar në 27, transmeton lajmi.net.
Mirëpo, sipas raportimeve të fundit të gjigandit mediat amerikan, kjo shifër tani ka arritur në 50.
Ndërkaq, deri tani janë raportuar mbi 2 mijë e 750 të lënduar.
Dyshimet e para lidhur me shpërthimin raportohet se ka të bëjë me një depo të fishekzjarrëve, por ende nuk ka asgjë zyrtare.
Autoritetet libaneze ende nuk kanë folur lidhur me shkaktarin e shpërthimit por gjithashtu kanë deklaruar se shkaktarët e këtij shpërthimi do të paguajnë. /Lajmi.net/
Lexo edhe:
Pamje të reja, personi që ishte në rrugë filmoi shpërthimin e tmerrshëm në Bejrut