Shkodran Veseli kampion në WKU, fitoren ia dedikon Ramush Haradinajt (VIDEO)
Sportistët kosovar vazhdojnë të jenë të suksesshme në sportet individuale.

Sport
Rasti i fundit është kik-boksieri, Shkodran Veseli.
Veseli që vjen nga Kosharja, ka fituar titullin botëror të federatës WKU, duke e mposhtur me nokaut gjeorgjianin Levan Guruli, në raundin e pestë.
Para mijëra tifozëve shqiptarë në Zvicër, Shkodran Veseli nuk e vuri asnjëherë në diskutim fitoren.
Ai pas ndeshjes, këtë sukses ia dedikoi kandidatit për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj./Lajmi.net/