Shkodër: Grabitje me armë, tre të maskuar tmerrojnë çiftin në rrugë
Grabitje me armë në Shkodër, tre të maskuar tmerrojnë çiftin në rrugë, policia në kërkim të autorëve

Lajme
Një grabitje me armë ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Shkodrës. Mësohet se 3 persona të maskuar dhe të armatosur i kanë dalë para dhe kanë grabitur shtetasin F. A. dhe të fejuarën e tij, E. L.
Ngjarja ka ndodhur në një rrugë dytësore afër aksit rrugor Shkodër-Tiranë, dhe është njoftuar nga disa telefonues. Nga të dhënat paraprake, është bërë e ditur se grabitësit kanë marrë nën kërcënimin e armës 7 mijë lekë të reja dhe një telefon iPhone5, që ka pasur me vete çifti.
Autorët kanë qenë me një mjet tip foristradë. Menjëherë porsa është marrë njoftimi, policia e Shkodrës ka angazhuar një numër të madh efektivash të policisë, ku janë ngritur pika kontrolli e po vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve. Në vendin e ngjarjes grupi hetimor po kryhen veprimet.