SHKKSH njofton se u gjet i riu nga Istogu që u raportua i zhdukur

Shoqata e Kosovës për kërkim shpëtim para pak minutash ka njoftuar se është gjetur personi që u raportua si i zhdukur gjatë ditës së sotme. Për të riun nga fshati Veriç i Istogut thuhej se nuk ishte kthyer në shtëpi që nga dita e enjte. SHKKSH së bashku me policinë e Kosovës të stacionit në…

Lajme

28/09/2024 18:01

Shoqata e Kosovës për kërkim shpëtim para pak minutash ka njoftuar se është gjetur personi që u raportua si i zhdukur gjatë ditës së sotme.

Për të riun nga fshati Veriç i Istogut thuhej se nuk ishte kthyer në shtëpi që nga dita e enjte.

SHKKSH së bashku me policinë e Kosovës të stacionit në Istog, me një kërkim intenziv të organizuar, kanë gjetur të njëjtin afër fushës së futbollit të fshatit rreth orës 15:00./Lajmi.net