Shkëndija triumfon ndaj Slovan Bratislavës dhe mban gjallë garën për kualifikim
Shkëndija e Tetovës ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në Grupet e Ligës së Konferencës, duke forcuar pozitat e saj në luftën për kualifikim në fazën e eliminimit. Skuadra kuqezi arriti të mposhtte Slovan Bratislavën me rezultat të pastër 2:0, në një ndeshje ku efikasiteti dhe qartësia taktike bënë diferencën, transmeton lajmi.net. Tetovarët kaluan…
Sport
Shkëndija e Tetovës ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në Grupet e Ligës së Konferencës, duke forcuar pozitat e saj në luftën për kualifikim në fazën e eliminimit.
Skuadra kuqezi arriti të mposhtte Slovan Bratislavën me rezultat të pastër 2:0, në një ndeshje ku efikasiteti dhe qartësia taktike bënë diferencën, transmeton lajmi.net.
Tetovarët kaluan në epërsi në minutën e 33-të, kur një ndërhyrje e pasaktë e mbrojtësit Kenan Bajriç përfundoi me autogol në portën e skuadrës sllovake. Vetëm pak para përfundimit të pjesës së parë, në minutën 45+1, Sebastjan Spahiu dyfishoi rezultatin me një finalizim të saktë, duke vulosur epilogun e takimit dhe duke i dhënë Shkëndijës kontroll të plotë të lojës.
Me këtë sukses, Shkëndija arrin kuotën e 7 pikëve pas pesë ndeshjeve, duke qëndruar në garë për një vend në fazën e ardhshme të konkurrimit. Në anën tjetër, Slovan Bratislava mbetet me vetëm 3 pikë dhe e ka të vështirë luftën për kualifikim. Skuadra shqiptare e Tetovës tashmë e sheh më të arritshëm objektivin e saj evropian teksa i afrohet ndeshjeve vendimtare të grupit./lajmi.net/