Shkencëtarët: Hajeni këtë ushqim në mëngjes, që të zgjasni më shumë në shtrat

Fraza "mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës" po jetësohet çdoherë e më shumë.

Lifestyle

31/08/2020 21:25

Sipas një hulumtimi të ri nga Weetabix, firmë për prodhimin e drithrave të grurit, konsumimi i gjalpit të kikirikut në mëngjes iu ndihmon njerëzve të kenë përformanca më të mira në shtrat, shkruan Daily Star, transmeton lajmi.net.

Weetabix u kërkoi 2,000 të rriturve britanik të përshkruanin tiparet e tyre më të mëdha të personalitetit dhe pastaj i krahasoi atë me ushqimin që hanin gjatë vaktit të parë të ditës.

Numri më i lartë i njerëzve që identifikoheshin si “bohem” hanin gjalp kikiriku në mëngjes.

Pjesëmarrësit e studimit thonin me ngulm, të paktën në bazë të statistikave (57%), se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. /Lajmi.net/