Shkenca: Ngrënia e vezëve për mëngjes shton rritjen e funksionit të trurit

Ekziston një polemikë e vazhdueshme në lidhje me përfitimet dhe rreziqet shëndetësore të vezëve ndërmjet shkencëtarëve.

Lifestyle

08/04/2019 20:09

Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, të rriturit nuk duhet të konsumojnë më shumë se 300 miligramë kolesterol përgjatë një dite. Një vezë e madhe posedon përreth 186 miligramë të kolesterolit, gjersa një e vogël 141 sosh.

Në anën tjetër, shumë njerëz besojnë se vezët rrisin rrezikun e demences dhe sëmundjes së Alzheimerit, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, studiuesit finlandezë zbuluan se ngrënia e vezëve në baza ditore ndihmon në shtimin e funksionit të trurit.

Për studimin e tyre, të botuar në revistën ‘American Journal of Nutrition Clinical’, shkencëtarët analizuan dietat e rreth 2,500 meshkujve të moshës midis 42 dhe 60 vjeç gjatë 22 viteve.

Në fillim të analizës, asnjë nga pjesëmarrësit nuk u diagnostikuan me një çrregullim të kujtesës, siç është Alzheimeri ose demenca.

Nga 2500 burra, 337 zhvilluan një gjendje neurologjike në një moment – me shumicën që vuanin nga sëmundja e Alzheimerit.

Megjithë besimin e përgjithshëm se kolesteroli dietik ka një ndikim modest në nivelet e kolesterolit në gjak, profesor Jyrki Virtanen, profesor zëvendësues në epidemiologjinë ushqimore në Institutin e Shëndetit Publik dhe të Ushqimit Klinik në Universitetin e Finlandës Lindore në Kuopio tha se kolesteroli dhe konsumi i vezëve nuk shoqërohen me rrezik më të lartë të sëmundjeve të zemrës.

Ai gjithashtu shtoi se supozohet se kolesteroli dietik ka një ndikim më të madh në nivelet e kolesterolit në gjak midis bartësve të gjenit APOE4.

Për më tepër, të dhënat gjithashtu treguan se konsumi i rregullt i vezëve nuk rrit rrezikun e një çrregullimi të kujtesës, madje as në individë që janë të predispozuar.

Studimi u financua nga Universiteti i Finlandës Lindore dhe Virtanen shtoi se nuk mori fonde nga industria e vezëve. /Lajmi.net/