Shkëmb Manaj “godet” Muhaxherin dhe Ahmetin: Facebook-u nuk është vendi për betejat brenda LDK-së
Anëtari i LDK-së nga Istogu, Shkëmb Manaj, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit brenda LDK-së duke theksuar se Kuvendi i partisë ishte mbajtur në përputhje me parimet demokratike dhe procedurat statutare. Sipas Manajt, rikonfirmimi i kryetarit të degës është bërë përmes votimit të fshehtë, duke respektuar standardet e brendshme të LDK-së. Ai ka shprehur…
Lajme
Anëtari i LDK-së nga Istogu, Shkëmb Manaj, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit brenda LDK-së duke theksuar se Kuvendi i partisë ishte mbajtur në përputhje me parimet demokratike dhe procedurat statutare.
Sipas Manajt, rikonfirmimi i kryetarit të degës është bërë përmes votimit të fshehtë, duke respektuar standardet e brendshme të LDK-së.
Ai ka shprehur bindjen se kundërshtimet e shfaqura pas kuvendit vijnë nga të njëjtët persona që, sipas tij, kishin qenë kundër kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, në mbledhjen e fundit të partisë, duke përmendur Gazmend Muhaxheri dhe Imri Ahmeti.
“Secili e ka të drejtën e mendimit të tij, por kjo mënyrë e komunikimit përmes Facebook-ut nuk i bën nder LDK-së”, ka thënë Manaj në Kanal10, transmeton Indeksonline.
Ai ka shtuar se të gjithë anëtarët e njohin mënyrën se si funksionon LDK-ja dhe se pakënaqësitë apo kundërshtimet duhet të adresohen përmes procedurave të brendshme të partisë, e jo nëpërmjet deklaratave publike në rrjetet sociale.