Shkelë turmën e njerëzve me veturë derisa bërtiste ‘Allahu Ekber’ (Foto)
Një person është arrestuar në Francë, pasi derisa dëgjohej duke bërtitur "Allahu Ekber", kishte drejtuar veturën e tij në turmë të njerëzve duke lënduar së paku njëmbëdhjetë kalimtarë.

Bota
Të paktën 11 veta u lënduan, dy prej tyre rëndë, pasi shoferi kishte shënjestër kalimtarët në pesë pjesë të ndryshme të qytetit lindor francez Dijon.
Dëshmitarët i thanë policisë se ai ishte dëgjuar edhe duke thirrur se “po po e bënte këtë për fëmijët e Palestinës”.
Të shtunën policia franceze qëlloi për vdekje një njeri tjetër i cili kishte therur tre oficerë në një stacion policor në qytetin qendror Joue-les-Tours.
20-vjeçari, i cili ishte konvertuar në Islam, gjithashtu ishte dëgjuar duke bërtitur “Allahu Ekber”.
Ky sulmuesi i fundit ishte i njohur për autoritetet e rendit.
“Personi i lindur në 1974, me sa duket kishte probleme mendore, pasi më parë kishte qenë i shtrirë në një spital psikiatrik”.
Sipas gazetës franceze Le Figaro, dy njerëz të tjerë ishin ishin në veturë, derisa ai kreu sulmin ndaj policëve.
Zyrtarët po hetojnë nëse sulmi i të shtunës në Joue-les Tours ishte i motivuar nga islamizmi radikal. (lajmi.net)