Shkatërrohen mbi 456 kg narkotikë të llojeve të ndryshme, të cilat janë konfiskuar në disa raste penale
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizre, Petrit Kryeziu ka marrë pjesë në procesin e shkatërrimitt ë substancave narkotike, që janë konfiskuar e sekuestruar në raste të ndryshme penale. Sipas Prokurorisë Themelore në Prizren, shkatërrimi është kryer nga komisioni kompetent, në përbëre të të cilit kanë qenë përfaqësues nga Prokuroria, Gjykata dhe Policia e Kosovës në…
Lajme
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizre, Petrit Kryeziu ka marrë pjesë në procesin e shkatërrimitt ë substancave narkotike, që janë konfiskuar e sekuestruar në raste të ndryshme penale.
Sipas Prokurorisë Themelore në Prizren, shkatërrimi është kryer nga komisioni kompetent, në përbëre të të cilit kanë qenë përfaqësues nga Prokuroria, Gjykata dhe Policia e Kosovës në përputhje me procedurat standarde të veprimit.
“Gjatë këtij procesi janë shkatërruar këto sasi të substancave narkotike dhe sendeve të ndërlidhura:
- Marihuanë: 347 kg e 804.79 gram
- Kokainë: 886.89 gram
- Heroinë: 7 kg e 788.7 gram
- Bimë kanabis: 8 copë
- Fara kanabisi: 100 kg + 37.7 gram
- Kërpudha narkotike: 155.7 gram
- Monedha të letrës: 160 euro
- Valixhe (çantë): 3 copë”
Procesi i shkatërrimit është realizuar në një ambient të licencuar, duke respektuar standardet ligjore dhe praktikat e sigurisë.
Ky aktivitet është mbështetur nga Home Affairs Programme of the European Union in Kosovo (HAPE), i financuar nga Bashkimi Evropian.