Shkarkimi nga detyra e ambasadorit në Vatikan të Miftarit, Haxhiu: Është lirim nga detyra, procedura për këtë ka filluar në 2025

Ambasadori i Kosovës në Vatikan, Vehbi Miftari ka njoftuar sot se është shkarkuar nga kjo detyrë me vendim të U.D Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu. ka thënë se e ka pranuar dekretin e U.D të Presidentes Haxhiu për lirim nga detyra të tij, detyrë të cilës ka thënë se i ka shërbyer çdo herë me…

Lajme

30/04/2026 16:23

Ambasadori i Kosovës në Vatikan, Vehbi Miftari ka njoftuar sot se është shkarkuar nga kjo detyrë me vendim të U.D Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu.

ka thënë se e ka pranuar dekretin e U.D të Presidentes Haxhiu për lirim nga detyra të tij, detyrë të cilës ka thënë se i ka shërbyer çdo herë me përkushtim, pa kërkuar kurrë shpagim.

“Ka qenë nderi jetësor që më është bërë, duke qenë i pari shef i Misionit në Vatikan. Sot, kthehem i lumtur që jo vetëm misioni, por edhe marrëdhëniet janë të konsoliduara plotësisht”, ka shkruar ai.

Në lidhje me këtë shkarkim, sot në konferencë për media është pyetur edhe U.D Presidentja Haxhiu.

Ajo ka thënë se ky nuk është shkarkim por lirim nga detyra.

“Në diplomaci ka emërime, lirime, rotacion dhe ka nevojë që shërbimi i jashtëm të funksionoj sipas ligjit dhe nevojave të shtetit. Sa i përket atij, procedura për lirimin e tij ka filluar në vitin 2025, unë kam trashëguar një numër të madh lëndësh në raport të çështjeve të tilla nga Presidentja Osmani dhe aty ku gjithçka është në rregull në raport me procedurat natyrisht që do t’i shtyej përpara”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka thënë se janë bërë tetë emërime, tri lirime dhe dy riorganizime të misioneve konsulore. /Lajmi.net/