Shkarkimi i Conte i ka kushtuar shumë miliona skuadrës së Chelsea

Skuadra e Chelsea është dëmtuar shumë nga Antonio Conte.

Sport

07/01/2020 17:16

Conte, kontrata e së cilit u shkëput në vitin 2018 tek Chelsea, i ka kushtuar skuadrës londineze ‘një mal me para’.

Së fundmi është zbuluar edhe shuma që Chelsea ka paguar, pas shkarkimit të trajnerit italian, i cili tani drejton skuadrën e Inter.

‘Goal’ bën të ditur se ‘Blutë’ kanë paguar 26.6 milionë funte për italianin, transmeton lajmi.net.

Vendin e Conte në stolin e Chelsea e merrte Maurizio Sarri, për t’u larguar vetëm një sezon më vonë.

Tashmë skuadra e Chelsea drejtohet nga trajneri Frank Lampard, i cili po synon ta kthejë skuadrën në majat e Premierligës. /Lajmi.net/