Shkarkimet në Postë, ministrja Hajdari thotë se parandaluan degradimin e ndërmarrjes

Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari ka thënë se bordi i përkohshëm ka shkarkuar Kryeshefin Ekzekutiv dhe Zyrtarit Kryesor Financiar për shkak të parandalimit të degradimit të kësaj ndërmarrje.

Lajme

10/04/2020 18:42

“Sot, Bordi i përkohshëm ka bërë shkarkimine Kryeshefit Ekzektuiv dhe Zyrtarit Kryesor Financiar, në mbledhjen e rregullt dhe ky shkarkim është bërë në përputhje me ligjin me ndërmarrjet publike dhe kjo ka ndodhur për t’i ndalur degradimet në këtë ndërmarrje sepse sipas të dhënave të auditorit brendshëm dhe të auditorit të jashtëm kjo ndërmarrje kishte degraruar këto vitet e fundit.”, tha Hajdari.

Më tutje, Hajdari ka thënë se në vitet 2016, 2017 dhe 2018 kjo ndërmarrje ka pasur humbje të mëdha.

“Trendi i humbjes kishte vazhduar ndër vite, nga viti 2016 me 1.584.554 euro, në vitin 2017 me 1.942.991, dhe vitin 2018 2.333.841 euro. Ndërmarrja Publike Posta e Kosovës kishte marrë opinion të kundërt nga zyra e auditimit më i keqi ndër vite. Gjithashtu posta e Kosovës një gjetje me rëndësi është që ka planifikuar  për marrjen e shërbimeve konsulente për stafin e njërit nga funksionet në postë, për marrjen e shërbimeve konsulente që do të merreshin me implementimin e rekomandimeve të zyrës kombëtare të auditimit dhe pse këto detyra janë primare të kompanisë, gjithsej nga këto ishin 30 zyrtarë që kanë mundur të jenë punonjës konkret në zbatimin e këtyre rekomandimeve të auditorit të jashtëm po ashtu edhe të brendshëm. Dhe për më keq, kjo konsulencë që është marrë nga posta është pikërisht për shërbime të rregullta, nuk ka qenë konsulencë specifike por për shërbime të rregullta të postës. Ne jemi të obliguar që ndërmarrja publike të funksionojë sipas ligjit për ndërmarrje publike dhe bordi është dashur të reagojë shpejtë.”, tha Hajdari. /Lajmi.net/ 

Lexo edhe:

Bordi i Përkohshëm shkarkon kryeshefin dhe zyrtarin financiar në Postën e Kosovës