Shkakton aksident, tetë veta në spital

Policia e Kosovës raporton se në udhëkryqin Janjevë – Lipjan kanë mbetur të plagosur tetë persona nga një aksident komunikacioni.

Lajme

19/04/2015 10:09

Ky aksident është shkaktuar nga pakujdesia e një shoferi, i cili me veturën e tij aksidentoi edhe dy vetura  tjera.

Të aksidentuarit janë dërguar në QKUK dhe gjendja e tyre sipas mjekëve është e rëndë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur mbrëmje e së dielës rreth orës 21:00.

“Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe gjendja e tyre sipas mjekëve është e rëndë. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë, transmeton KosovaPress.