Shkaktarët e lëndimit të shtyllës kurrizore, simptomat dhe ndihma e parë

Dhimbjet e shtyllës kurrizore mund të jenë aq të pakëndshme, sa që të çojnë edhe deri tek rënkimi.

Lifestyle

25/06/2019 08:27

Për ta qartësuar arsyen e dhimbjes së kësaj pjese delikate në trup, Anila Kalleshi, dietologe shqiptare, ka listuar shkaktarët e dhimbjes së boshtit kurrizor, së bashku me simptomat që vijnë me to.

Fajtorin e parë të nxitjes së kësaj dhimbjeje, dietoliga e ka kategorizuar atë të aksidenteve në trafik, njofton lajmi.net.

Ajo ka kategorizuar edhe faktorë të tjerë, të cilët mund t’i mësoni në postimin e plotë të saj:

“Shkaktarët më të shpeshtë të lëndimit të boshtit kurrizor janë:

1.Aksidentet e trafikut.

Në aksidentet e trafikut pësojnë të gjitha pjesët e unazave, por më të shpeshta janë lëndimet e vertebrave të qafës të shkaktuara për shkak të lakimit të vrullshëm përpara në ndeshjen ballore, në drejtimin e pasmë kur goditja është në pjesën e pasme të veturës.

2.Kërcimi në ujë.

Ky është një shkaktar i frakturave të unazave të qafës dhe pasoj e paralizës së tërë trupit.

3.Rënia nga lartësia.

4.Plagët shpuese të trupit dhe therja me thikë në shpinë.

SHENJAT E LËNDIMIT TË PALCËS KURRIZORE JANË:

– I lënduari ankohet në dhimbje në shpinë dhe qafë

– Lëndimi përcillet me humbje të vetëdijes

– Ka lëndime të rënda të kokës

– I lënduari ka lëndime të shumëllojshme

-I lënduari ka dobësi ose paraliz ekstremitetesh (pyeteni të lënduarin a mund të lëvizë duart dhe këmbët ose gishtërinjtë e dorës dhe këmbës).

-I lënduari ka dobësi ose humbje ndjenjash (pyeteni të lënduarin se a e ndien prekjen tuaj në këmbët, trup dhe duar).

-I lënduari ka ndjenjë të nxehjes në ekstremitete. Ndonjëherë i lënduari ka ndjenjën se është ‘ndarë përgjysmë’.

VEPRIMET QË DUHEN BËRË NË RAST SE I LËNDUARI KA SIMPTOMAT E LARTPËRMENDURA:

-Derisa prisni ardhjen e ndihmës së shpejt lëreni të lënduarin në vend në pozicionin në të cilën e keni gjetur.

-Kur dyshoni për lëndime të unazave të qafës me kujdes fiksoni me duar kokën që ta evitoni lëvizjen.

-Mos e lejoni të lënduarin të lëvizë dhe mos e lini vetëm.

– Nëse personi është pa vetëdije kontrollojini frymëmarrjen dhe cirkulacionin dhe sipas nevojës ndërmerrni masat reanimuese.

-Të lënduarit e pavetëdijshëm të cilët kanë frymëmarrje e ktheni në pozicion të krahut.

-Nëse i kërcënohet rreziku në vendin ku qëndron (p.sh. autoudha, zjarri) transferoje të lënduarin me kujdes në një vend të sigurt. Për ngritje dhe tërheqje të lënduarit nevojiten shumë njerëz të cilët duhet t’i koordinojnë lëvizjet e tyre. I lënduari lëvizë si tërësi e plotë, pa e lakua trupin. Kur dyshojmë në lëndimet e pjesës së unazave cervikale një person duhet ta mbaj kokën ta evitoj lakimin dhe rotacionin e kokës. Këtë do ta bëj ashtu që shuplakat e duarve t’i vendos nën shpatullat e viktimës derisa koka shtrihet në parakrah”. /Lajmi.net/