Shiu shkakton ndërprerje të energjisë në disa lagje të Prishtinës

Dispeçerët e KEDS-it i kanë thënë lajmi.net se ndërprerja e energjisë elektrike ka ardhur si pasojë e hyrjes së ujit në disa trafo si dhe goditjet nga rrufetë.

Lajme

25/07/2016 22:40

Pas reshjeve të shiut dhe pas vërshimeve në shumë pjesë të Prishtinës, disa lagje kanë mbetur pa energji elektrike.

Dispeçerët e KEDS-it i kanë thënë lajmi.net se ndërprerja e energjisë elektrike ka ardhur si pasojë e hyrjes së ujit në disa trafo si dhe goditjet nga rrufetë.

Momentalisht pa energji është lagjja “Arbëria” dhe një pjesë e lagjes “Dodona”. /Lajmi.met/