Shiroka-Pula takon ambasadorin francez, në fokus forcimi i partneritetit Kosovë-Francë dhe integrimi evropian
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Jean-François Huchet. Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit është diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Francës, si dhe për mundësitë e forcimit të bashkëpunimit bilateral dhe thellimit të partneritetit në fusha me interes të përbashkët. Presidentja Shiroka Pula ka vlerësuar…
Lajme
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Jean-François Huchet.
Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit është diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Francës, si dhe për mundësitë e forcimit të bashkëpunimit bilateral dhe thellimit të partneritetit në fusha me interes të përbashkët.
Presidentja Shiroka Pula ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Francës për Kosovën, duke theksuar rëndësinë e këtij partneriteti, veçanërisht duke pasur parasysh rolin e Francës në Bashkimin Evropian dhe në çështjet e sigurisë evropiane.
Ajo ka ritheksuar gjithashtu përkushtimin e Kosovës për avancimin e integrimit evropian, forcimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimin e marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë. /Lajmi.net/