Shikoni se si vidhet kuleta në një dyqan në Tophane të Prishtinës (Video)
Në një dyqan të llusterëve në lagjen "Tophane" të kryeqytetit, të premten rreth orës 16:00, ka ndodhur një vjedhje.
Lajme
06/12/2016 21:56
Në një video të dërguar nga një menaxheri i kompanisë “TrendLight”, shihet se si një person i paidentifikuar fillimisht hap arkën, pastaj njërës nga punëtorët i vjedhë kuletën nga çanta, shkruan Periskopi.
Menaxheri ka treguar se nga kuleta e punëtores janë vjedhur rreth 300 euro.