Shikoni se si Igor Simiq i Listës Serbe fotografonte përplasjen mes deputetëve të VV-së e PDK-së

Një përplasje verbale në Kuvendin e Kosovës për pak sa nuk përfundoi në dhunë fizike sot mes deputetëve të VV-së dhe atyre të PDK-së.

Lajme

06/05/2021 16:56

Afër hyrjes së Kuvendit, u shtynë fizikisht deputetët Hajdar Beqa e Ardian Kastrati, me Besim Muzaqin e VV-së, shkruan lajmi.net.

Në krejt këtë tollovi, deputetja e VV-së, Ardiana Matoshi e gjeti të incizonte me telefonin e saj, videon të cilën më pas e postoi në Facebook.

E në të vërehet një detaj interesant, ku teksa ndodhte përplasja, deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq fotografonte atë që po ndodhte aty.

Shikoni videon e mëposhtme: