Shikoni se sa policë e qëllojnë pengmarrësin Coulibaly në Paris (Video)

Drama e nisur me vrasjet në Charlie Hebdo përfundoi dje me vrasjen e dy vëllezërve terroristë në një shtypshkronjë dhe pengmarrësin në një market në Paris. 

Bota

10/01/2015 16:24

Gjatë lirimit të pengjeve përveç vrasjes së pengmarrësit Amedy Coulibaly, mbetën të vrarë edhe katër pengje. 

Pamjet e incizuara nga një qytetar gjatë aksionit të policisë për lirimin e pengjeve, tregojnë momentet kur policia qëllon pengmarrësin. 

Aksioni fillon me disa të shtëna armësh. Pastaj terroristi u drejtohet me armë në dorë forcave speciale. Mbi të fillon një breshëri plumbash pistolete nga disa efektivë të policisë.

Pengjet rreth 15, janë pak hapa, majtas, mes plumbave. Të terrorizuar ngrenë duart përballë policëve dhe dalin, njëri pas tjetrit. 


Non censuré – Amedy Coulibaly abattu par le… by BuzzVid