Shikoni se çfarë i bën Audi Q8 në një garë shpejtësie Toyota Supra

Lini të gjitha të mirat dhe të këqijat mënjanë dhe shikojeni fuqinë monstruoze të Audi Q8.

Auto & Tek

06/10/2020 19:03

Revista gjermane Auto Bild organizoi një garë ndërmjet dy makinave të fuqishme.

Dhe ndërsa përbindëshi i Audi është një reflektim i fuqisë, me një peshë super të rëndë, një ‘atlet’ tjetër vjen nga Japonia që ka mjaft performanca të mira, transmeton Telegrafi.

Para se të shikoni videon, dijeni se Toyota gati tre herë më e lirë, ka një motor 2.0 benzinë ​​me 258 kuaj fuqi dhe shpejtësinë nga 0 në 100 km / orë e arrin në 5.8 sekonda. Ndërsa përbindëshi Audi Q8 peshon 2.5 tonë, ka motor 4.0 V8 biturbo që i jep atij 600 kuaj fuqi, dhe nga 0 në 100 km / orë e arrin në vetëm 3.6 sekonda.

Nëse mendoni se gara është e barabartë, shikojeni videon e mëposhtme.

YouTube player