Shihni momentin kur gjendet foshnja e dehidratuar, e kishte lëshuar nga makina (Video)
Ky është momenti kur një foshnje 9-muajshe është gjetur e braktisur dhe e dehidratuar në një SUV nga policia.

Bota
Oficerët Bernalillo County u njoftuan për një foshnje të braktisur në një rrugë me pemë në Calle Sombra, Albuquerque, përcjell lajmi.net
Policët kanë njoftuar se i dashuri i nënës së foshnjës e ka lëshuar atë në rrugë pas një akti gjelozie me të dashurën e tij, gjegjësisht nënën e foshnjës.
Dyshja raportohet të ishin takuar ditë më parë në një autobus dhe kishin filluar të jetonin së bashku.
Ajo thuhet se është arrestuar të hënën dhe ishte nën ndikimin e alkoolit pastaj ajo nuk kishte treguar ndonjë ndjeshmëri ose shqetësim të vërtetë për rrëmbimin e foshnjës së saj.
I dashuri i saj u arrestua dhe mbi të rëndohet akuza e abuzimit të shkallës së parë ndaj fëmijëve duke rezultuar me dëme të mëdha trupore dhe për marrje të paligjshme të një automjeti.
“Ne kemi arsye të besojmë se ai e dinte mirë se foshnja gjendej në veturë, kur e morri atë” u shpreh gjykatësi.
Mbi të do të pasojë dëmshpërblimi prej 25.000$./lajmi.net