Shfaqet për herë të parë në lëvizje super-vetura e ‘Porsche’-s

Vetëm pak kohë para prezantimit zyrtar, është mundësuar një video e ‘Porsche Taycan’ duke lëvizur rrugëve.

Auto & Tek

10/07/2019 20:47

Porsche Taycan është shfaqur duke u vozitur për të pranishmit në Festivalin e Shpejtësisë në Goodwood, pistë garash për makina në Britani të Madhe, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, vetura elektrike në fjalë i ka pasur shumë pjesë të kamufluara, si dritat me ngjitëse dhe pjesën e sipërme me flamurin britanik.

“Pelerina” përfundimisht prite t’i hiqet më dhjetë shtator, datë kjo zyrtare kur kompania prodhuese e automobilave ka paralajmëruar prezantimin e modelit. /Lajmi.net/

YouTube player