Shfaqet 2016 Nissan Maxima, dhe është mjaft e bukur

Tani e gjitha çfarë ka mbetur është debutimi zyrtar i saj.

Auto & Tek

15/02/2015 16:50

Nissan e zbuloi së pari këtë veturë totalisht të ridizajnuar gjatë ‘Super Bowl’ në muajin e kaluar. Pastaj pas disa ditëve lëshoi disa imazhe të kësaj veture të re.

Reagimi i njerëzve ishte i përzier. Disa e pëlqyen dizajnin dhe disa të tjerë menduan se kjo veturë është e mërzitshme.

Tani, ne kemi disa pamje të brendshme të veturës të cilat janë zbuluar nga AutoExpress, transmeton Lajmi.net.

Pas të gjithave, brendësia e veturës duket e bukur, por edhe dizajni i jashtëm i saj. Ajo çfarë tërheqë më së shumti vëmendjen është timoni dhe ulëset.

Tani është një ekran edhe më i madh informues në qendër të panelit të aparaturave duke dhënë kështu një eksperiencë më të madhe të teknologjisë.

Detaje të tjera nuk janë bërë të njohura, por vetura pritet të bëjë debutimin zyrtar në shfaqjen e veturave në Nju Jork gjatë prillit.
2016 Nissan Maxima2016 Nissan Maxima2016 Nissan Maxima464713 464715