Shfaqen pamjet e para të BMW M7 (FOTO)

BMW kishte bërë të ditur se nuk do të lansojë M7 sepse nuk besonte se do të kishte kërkesa të mjaftueshme sa për të përfituar nga ky model, por në Suedi është fotografuar një veturë BMW që raportohet mund të jetë M7.

Auto & Tek

24/03/2016 19:14

Sidoqoftë, BMW javën e kaluar ka konfirmuar planet për lansimin e më shumë modeleve M dhe ndoshta drejtuesit e kompanisë gjermane kanë ndryshuar mendje për modelin e ri M7.

Edhe nëse nuk do të jetë M7, vetura në fotografitë e publikuara pritet të jetë BMW M dhe është testuar së bashku me modelet M5 dhe dy X6 M, që do të thotë se do të jetë model me fuqi të madhe.

Modeli pritet të prezantohet në fillim të vitit 2018.

20160324103739598 20160324103752545 20160324103809179