Shfaqen grafite denigruese kundër Fadil Gecit në Prishtinë

Grafite denigruese dhe fyese për ish-deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fadil Geci, janë shfaqur sot në Prishtinë. Grafitet ndërlidhen me dëshminë e Gecit në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. “Shk* i biri i shk*nës”, shkruhet në grafit, njëri prej të cilëve është vendosur në pllakën përkujtimore të ushtarëve të KFOR-it e…

Lajme

25/10/2024 11:49

Grafite denigruese dhe fyese për ish-deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fadil Geci, janë shfaqur sot në Prishtinë.

Grafitet ndërlidhen me dëshminë e Gecit në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

“Shk* i biri i shk*nës”, shkruhet në grafit, njëri prej të cilëve është vendosur në pllakën përkujtimore të ushtarëve të KFOR-it e cila gjendet në sheshin “Nëna Terezë”, në Prishtinë.

Mbi këtë shkrim është vendosur edhe një fotografi e Gecit, ku ai shihet duke dëshmuar në Hagë.

Të martën dhe të mërkurën, Fadil Geci ka dëshmuar në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.