Sheshi lahet nga uji i “dhunës”, me ujë të “paqes”

Para disa orësh, uji në sheshin e Prishtinës po përdorej për një tjetër qëllim, për t’i larguar turmat protestuese. 

Lajme

27/01/2015 19:57

Por, pas përfundimit të kësaj proteste, mbetjet dhe gjësendet që u përdoren në shesh, e lanë atë të papastër.

Tash, pas orës 19, kompani të pastrimit të kontraktuara nga Komunën e Prishtinës, me siguri do ta kenë shumë më të vështirë se ditëve të tjera për ta kryer punën e tyre.

Pastrimin ata e kanë nisur nga fillimi i sheshit “Ibrahim Rugova”, por s’dihet se deri ku do të shkojnë, ngase dihet që protestuesit janë përleshur me policinë deri në lagjen “Ulpiana”. (lajmi.net)