Sherr në zonën “VIP” të festivalit “Sunny Hill” në Tiranë, Romeo Veshaj përplaset me një biznesmen

Një përplasje fizike ka ndodhur në një prej zonave “Vip” të festivalit “Sunny Hill” në Tiranë. Ngjarja sipas  “Kryefjala” ka pasur si protagonist Romeo Veshajn, miku i tij Elgit Doda si dhe një person. Sipas Kryefjalës, Romeo është parë duke debatuar me një person që miqtë e thirrën me emrin Edison, dhe që merret me…

ShowBiz

30/08/2022 09:14

Një përplasje fizike ka ndodhur në një prej zonave “Vip” të festivalit “Sunny Hill” në Tiranë.

Ngjarja sipas  “Kryefjala” ka pasur si protagonist Romeo Veshajn, miku i tij Elgit Doda si dhe një person.

Sipas Kryefjalës, Romeo është parë duke debatuar me një person që miqtë e thirrën me emrin Edison, dhe që merret me biznes. Romeo ka debatuar ashpër me këtë person, dhe më pas janë shoqëruar nga forcat private të sigurisë që kujdeseshin për mbarëvajtjen e organizimit.

Në debat thuhet se është përfshirë edhe miku i Romeos, këngëtari Elgit Doda.

Në këtë zonë kanë qenë të pranishëm personalitete “Vip” nga biznesi, showbizz-i dhe politika.