Sherr mes shqiptarëve në Itali pasi pëlqenin të njejtën vajzë, 30-vjeçari vritet me katër plumba, arrestohet autori
Një 30-vjeçar shqiptar është vrarë gjatë natës në Itali. Gjergj Pergegaj u eliminua në Olmo me katër të shtëna me armë zjarri, ndërsa mediat italiane raportojnë se krimi është kryer nga tjetër shtetas shqiptar, 35-vjeçar, i cili edhe është arrestuar. Ngjarja ndodhi rreth mesnatës midis të premtes, 20 mars dhe të shtunës, 21 mars, në…
Bota
Një 30-vjeçar shqiptar është vrarë gjatë natës në Itali. Gjergj Pergegaj u eliminua në Olmo me katër të shtëna me armë zjarri, ndërsa mediat italiane raportojnë se krimi është kryer nga tjetër shtetas shqiptar, 35-vjeçar, i cili edhe është arrestuar.
Ngjarja ndodhi rreth mesnatës midis të premtes, 20 mars dhe të shtunës, 21 mars, në zonën përpara klubit në rrethrrotullimin e Olmos , në fillim të Via Romana.
Sipas hetimeve paraprake, krimi mund të ketë ndodhur për shkak se të dy të rinjtë pëlqenin të njëjtën vajzë.
Megjithatë ende nuk janë përcaktuar detajet e sakta të ngjarjes dhe pritet të zbulohen në vijim.